Gjatë këtyre 24 orëve të fundit ka vijuar masivisht dorëzimi vullnetar i armëve. Policia e Shtetit ka deklaruar se në të gjithë vendin janë dorëzuar 43 armë zjarri, 15570 fishekë, 23 granata, 1 minë antitank, 2 kallëp tritol e fitil zjarrpërcjellës.
Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Kuçovë janë dorëzuar 24 armë zjarri, 23 granata, 2 kallëpe tritol, 1 minë kundratank dhe 8800 fishekë.
-Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër dorëzohen 7 armë zjarri dhe 650 fishekë.
-Në Komisariatin e Policisë Mat janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 630 fishekë.
-Në Stacionin e Policisë Klos bëhet e ditur se janë dorëzuar 2 armë zjarri dhe 20 fishekë.
-Edhe në Lezhë vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar 2 automatikë dhe 3500 fishekë. Qarku Shkodër.
Sipas policisë së Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit në qarkun Shkodër dorëzohen gjithsej 7 armë zjarri, 2520 fishekë dhe konkretisht.
-Në Komisariatin e Policisë Shkodër, 3 armë zjarri dhe 120 fishekë;
-Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, 2 automatikë, 1 mitraloz i lehtë dhe 200 fishekë;
-Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës, 1 armë zjarri dhe 2200 fishekë Krujë.
Gjithashtu dorëzohen edhe 3 armë zjarri të tjera që mbaheshin pa leje si dhe 100 fishekë luftarakë. Policia e Shtetit falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin në dorëzimin vullnetar të armëve, si dhe për thirrjen që ata iu drejtojnë banorëve të tjerë për të dorëzuar armët.
Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje në banesat e tyre t’i dorëzojnë pranë Komisariateve të Policisë brenda datës 30 prill.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...