Sot në Bruksel do të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi në nivel presidentësh. I pari i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq do të takohen për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme, si dhe për fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet dy shteteve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të enjten ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me ndihmëssekretarin amerikan Wess Mitchell në kuadër të parapërgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
“Jam në Uashington për t’i bashkëkoordinuar aktivitetet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do të hyjmë në një fazë të re, të rëndësishme dhe i tërë përkushtimi duhet të jetë i koordinuar mirë dhe natyrisht i qartë për sot, por edhe për të ardhmen. Pra, do të jetë një proces që do të hapë periudhën e arritjes finale të marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë”, ka deklaruar Thaçi për radio “Evropën e Lirë”.
Ai po ashtu ka thënë se kjo çështje është e ndjeshme dhe kërkon koordinim me të gjithë partnerët e miqtë, por adresa kryesore për Kosovën mbetet Uashingtoni./Zëri/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...