U lavdëruan dhe e uruan 2 shkurtin, udhëheqësit e Qeverisë dhe Kuvendit, pasi thanë se Kosovën e bënë me Ligj të Pagave, e më të cilin pretendohej se po ndalonin pabarazinë e pagave në Administratën Shtetërore.
Por, Ligji i Pagave ka gjasë të kthehet sërish aty ku u votua, pasi presidenti ka dhënë sinjale se mund të mos e dekretojë atë, raporton KTV.
Rasim Selmanaj është deputeti i AAK-së, i cili mori pjesë në amendamentimin e këtij ligji.
Ky ligj, sipas tij, pavarësisht vërejtjeve të vogla, duhet të dekretohet, pasi ul pabarazinë sociale dhe rrit pagat e shumicës së punëtorëve në sektorin publik.
Vetëvendosje nuk e kishte votuar Ligjin për Pagat, ani pse deputetët e saj konsiderojnë se kanë dhënë kontribut të madh në uljen e diskriminimit brenda administratës shtetërore, për punët e njëjta.
Vetëvendosjes nuk do t’i pengonte kthimi i Ligjit në Kuvend, pasi që beson se ka vend për përmirësim.
Kundër ligjit ka dalë edhe avokati i popullit, Hilmi Jashatri, i cili të enjten në Interaktiv, ka theksuar se kanë marrë me dhjetëra ankesa për shkelje të të drejtave të shërbyesve civilë që, sipas tij, bëjnë punë të njëjta e nuk do të marrin pagë të barabartë.
Mosdekretim të ligjit, presidentit i ka kërkuar edhe Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, Sindikata e Administratës Publike të Kosovës, e po ashtu, të pakënaqur kanë mbetur Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu Sh.A.” – KOSTT, Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës si dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Edhe FMN-ja është shprehur e shqetësuar me Ligjin për Pagat, duke e vlerësuar vitin 2020 si problematik, ngase, për shkak të tij, Kosova mundet të futet në një krizë financiare.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...