Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat vendore dhe ndërkombëtare që merren me zgjedhje dhe të drejtat e njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja mund të aplikojnë online për akreditim brenda afateve në vijim:
Subjektet politike: deri më 17 shtator 2025
OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare: deri më 27 shtator 2025
Mediat: deri më 7 tetor 2025
Si të aplikoni?
Përfaqësuesi i autorizuar duhet të plotësojë të dhënat në platformën online: https://apliko.kqz-ks.org. Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim dhe Certifikim do ta shqyrtojë kërkesën dhe, në rast miratimi, do të dërgojë kredencialet për qasjen në platformë për të regjistruar të dhënat e vëzhguesve, njofton KQZ.
Informacione shtesë:
Kontakti për pyetje: [email protected] | Tel: +383 38 200 81 010 (08:00 – 16:00)
Vetëm vëzhguesit e akredituar do të mund të ndjekin procesin zgjedhor dhe aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit dhe QNR.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...