Fadil Fazliu është arrestuar nga hetuesit e EULEX’it me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës.
Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij, Fahri Fazliu, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhërë të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!
Krenar me ty Bablok”, ka shkruar ai.
Ndryshe sot janë arrestuar edhe ish kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj./Arbresh.info/
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë