Nga mbrëmja e shkuar po vazhdojnë zjarret në fshatin Stankaj të Rugovës.
Sipas ekipeve të ‘RADIO 1’, nga vendi i ngjarjes, zjarret janë hapur në një masiv në mes të Stankajve dhe Bogë.
Brigada e Zjarrëfikësve ka intervenuar me shumë vështirësi deri rreth orës 01:00 pas mesnate por siç duket me pak sukses në shuarjen e zjarreve.
Tymi, në shikim optik ka mbuluar edhe Grykën e Rugovës, ndërsa që nga mëngjesi aroma e tij ndjehet edhe në Pejë.
Brigada e Zjarrëfikësve po bëhet gati të niset tani me kapacitete të shtuara në përpjekje për të shuar zjarret.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.

AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje Aptamil
Të paktën 7 të vdekur në SHBA si pasojë e stuhisë dimërore
PSRK me aksion në ndërmarrjen ‘Ekoregjioni’, bas...
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës