Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Rudak Vondráček, ka uruar sot Glauk Konjufcën për postin e kryeparlamentarit, të marrë javë më parë.
Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, Vondráček ka dërguar një telegram urimi në adresë të kryeparlamentarit Konjufca me rastin e zgjedhjes së tij në këtë pozitë.
“Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Radek Vondráček, me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info
Më poshtë keni të plotë telegram urimin e tij:
“Shkëlqesia e juaj,
Jam i lumtur që mora lajmin për zgjedhjen tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ju lutem, pranoni urimet më të mira dhe më të sinqerta.
Shkëlqesia e Juaj, ju uroj shëndet dhe suksese në postin tuaj me përgjegjësi.
Pres bashkëpunim i cili sigurisht do të na shpie në forcimin e marrëdhënieve jo vetëm në mes të institucioneve parlamentare që ne përfaqësojmë, por edhe në mes të dy shteteve tona.
Shkëlqesia e juaj, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit çek, Vondráček.

Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...