Rruga “Mbreti Bardhyl” afër shkollës Model në Mitrovicë, po merr pamje krejtësisht tjetër pas punimeve të cilat janë duke u zhvilluar në rregullimin e asaj pjese.
Kjo rrugë e cila për pak ditë edhe do të asfaltohet, ka gjatësi prej 100 metrash, dhe përveç asfaltimit është rregulluar edhe pjesa e trotuarit, hapësira gjelbëruese dhe ndriçimi publik.

Po ashtu në këtë projekt është i përfshirë edhe rregullimi i parkimit për vetura të banorëve që banojnë në atë lagje, si dhe këndin e lojërave për fëmijë.
Vlen të theksohet se kjo rrugë ka qenë shumë e dëmtuar dhe e mbuluar me mbeturina, dhe përveç pamjes së mirë që ka marrë, do të sjell lehtësira në komunikacion pasi që kjo rrugë lidhet direkt me lagjen Bair, dhe do të ndihmoj që banorët e lagjes të lëvizin lirshëm dhe sigurt./arbresh.info/

OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...