Bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë qëndruar për festat e fundvitit në Kosovë, edhe sot janë duke pritur deri në dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar në Merdare, pritjet janë deri në dy orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë dri në 1,500 metra, raporton Telegrafi.
Edhe në dy pikat e tjera kufitare me Serbinë ka pritje. Në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë, pritjet janë prej 40 deri në 70 minuta.
Piikat e tjera kufitare janë të lira, hyrja dhe dalja mund të bëhet tre deri në pesë minuta.
Gjithashtu, bëhet e ditur se të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...