Bashkatdhetarët tanë që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë, po vazhdojnë të presin gjatë në pikë-kalimin kufitar në Serbinë në Merdar.
Sipas raportit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, të orës 19:30, bashkatdhetarët po presin katër orë në Merdar, për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve aty është mbi 1.2 km.
Deri në një orë pritje është regjistruar edhe në pikën kufitare në Jarinje, për të dalë nga Kosova.
Ndërsa, në pikë-kalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10-15 minuta për të hyrë ose dakë jashtë Kosovës, përveç te Dheu i Bardhë, ku po pritet deri në 25 minuta për të dalë nga Kosova./arbresh.info/

27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend