Po vazhdon maratona e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e marrëveshjes së telekomunikacionit në Bruksel. Edhe pse sipas agjendës ishte parashikuar që ky raund i dialogut të vazhdonte deri të mërkurën, Serbia ka kushtëzuar kodin telefonik me dy kërkesa dhe si pasojë solli që bisedimet të vazhdojnë deri në ditën e pestë pa asnjë rezultat.
Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri tha për Gazetën Express se nuk do të ketë asnjë marrëveshje deri sa Serbia të tërhiqet nga kërkesat e saj.
“Po vazhdojmë me bisedimet. Ne nuk i pranojmë kërkesat e palës serbe, gjithashtu këto kërkesa janë jashtë marrëveshjes për Telekomin.” tha Tahiri.
Gjithashtu Tahiri nuk dha informacion nëse zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë biseduar me palën serbe për arrestimin e Drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaqit.
Dy kërkesat suprizë të Serbisë janë: Dega e Telekomit të Serbisë të ketë shtrirje në gjithë Kosovën dhe që asaj t’i lihen asetet e Telekomit të Kosovës, që serbët i mbajnë të uzurpuara prej pasluftës.
Bisedimet janë koncentruar edhe në detaje të rëndësishme teknike, siç janë stacionet bazë dhe frekuencat në Kosovë, që kanë të bëjnë me mbulimin e zonave të banuara me serb me sinjal të kompanisë telefonike serbe.
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan