Prokurorja speciale Drita Hajdari që po udhëheq me hetimet ndaj 5 të arrestuarve nën dyshimin për terrorizëm që ishin zënë mëngjesin e 11 korrikut në liqenin e Badovcit, ka konfirmuar për Kohën Ditore se në kuadër të hetimeve të saj sot është kontrolluar terreni i këtij liqeni.
Në afërsi të Badovcit 200-300 metra nga vendi ku ishin arrestuar të dyshuarit janë gjetur armë kallashnikov, rroba të zeza maska dhe doreza.
“Mirëpo përfundimisht forenzika do të tregojë nëse këto sende të gjetura u takojnë të dyshuarve”, ka thënë Hajdari.
Pesë personat që ishin arrestuar më 11 korrik, u ishin gjetur uniforma, maska, doreza e flamur si ai i ISIS-it. Ndërsa avokatja e njërit prej të dyshuarve kishte thënë se në çantën e tyre ka pasur edhe helm, raporton Koha.net. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Kolegët e arsimtarit që rrahu nxënësin nesër me protestë
Romano paralajmëron një “verë të nxehtë” nga Rea...
ZYRTARE/ Albin Krasniqi rikthehet tek Prishtina
LVV publikon agjendën e aktiviteteve në shënim të 19-vjetori...
Pacolli: Kërkesa e Prokurorisë për dënim me 45 vite burgim n...
Kërkesa e Prokurorisë në Hagë, Kurti: Çdo përpjekje për t’i ...