Shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli me propozim të Prokurorit Publik, Gjykata Themelore në Shkup, i ka vazhduar masën e paraburgimit të shkurtër edhe për 48 orë shtesë me arsyetimin se po bëjnë vërtetimin e identitetit.
“Ndaj këtij vendimi të Gjykatës, avokati mbrojtës ka parashtruar ankesë e cila në afatin e paraparë me ligj i është dorëzuar Këshillit Penal të gjykatës së lartpërmendur e cila ka hedhur poshtë ankesën si të pabazë dhe ka konfirmuar vendimin e gjykatësit në procedurë paraprake”, deklaruan nga Gjykata Themelore në Shkup.
Nga Ministria e Drejtësisë vazhdojnë të heshtin. Nga ky dikaster i cili udhëhiqet nga Adnan Jashari kuadër i BDI-së nuk japin detaje se nëse Gafur Dugolli do të ekstradohet në Serbi apo do të lëshohet i lirë.
Avokati mbrojtës i Dugollit vazhdon të këmbëngul se veprimi i autoriteteve të Maqedonisë është i padrejtë, pasi ekziston një marrëveshje dypalëshe mes dy shteteve dhe nuk ka arsye që të zbatohet një urdhër-arrest i Serbisë, nga Maqedonia.
Ndërkohë në Prishtinë është organizuar një protestë para Ambasadës së Maqedonisë ku u kërku a lirimi i menjëhershëm i Gafur Dugollit. “Kujdes! Maqedoni mos luaj lojëra të pista!”, “Krime bëri Serbia, jo UÇK-ja”, “Mos na i rihapni plagët”, ishin vetëm disa nga porositë që u vërejtën në pankartat e protestuesve para ambasadës maqedonase.
Shefi i Protokollit në Ministrinë e FSK-së, Gafur Dugolli të premten e kaluar ka ardhur në Maqedoni për të marrë vizën për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është arrestuar nga autoritetet maqedonase, në bazë të një fletë-arresti të Serbisë për krime lufte në Kosovë.
Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rë...
A do të ndahet nga Miri?! Ja përgjigjja e bashkëshortes që d...
Osmani: Në Lybeniq u vranë foshnjet në barkun e nënës, të mo...
Dëshmitarja e Lybeniqit ia rrëfen tmerret Kurtit: Serbët kan...
Ademi mesazh shtetit: Stadiumi është urgjencë kombëtare
Trump thotë se SHBA po e shqyrton seriozisht daljen nga NATO...