Janë varrosur në varrezat e fshatit Plloçicë të Malishevës dy vëllezërit, Shani e Bahri Maloku, pasi u vranë dje mizorisht nga disa hajna që ishin futur në shtëpinë e tyre, njofton Klan Kosova.
Pasi që njëri nga vëllezërit ishte pjesë e Forcë së Sigurisë së Kosovës, trupat e të ndjerëve janë përcjellë për në banesën e fundit me nderime nga garda ceremoniale e FSK-së.
Në varrim u panë shumë njerëz që kishin ardhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy të vrarëve.
Ishte edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili bëri thirrje që rasti të zbardhet sa më parë e kryerësit e krimit ta vuajnë dënimin.

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...