Eksperti irlandez ka pohuar se varianti i ri koronavirusit është duke shfaqur një simptomë të re të virusit.
Luke O’Neill, i cili është profesor i Biokimisë dhe Imunologjisë në Trinity College Dublin, tha se ka pasur raporte të njerëzve që janë djersitur natën, raporton Irish Mirror, transmeton portal arbresh.info
Ky zbulim erdhi pasi nënvarianti BA.5 Omicron duket se do të dominojë në një numër vendesh, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe dhe SHBA-në.
“Simptoma e re e koronavirusit BA.5 është edhe djersitja gjatë natës, të cilën po e raportojnë njerëzit gjithnjë e më shumë”, tha ai.
“Sëmundja është pak më ndryshe sepse virusi ka ndryshuar. Ka njëfarë imuniteti ndaj tij me qelizat T dhe kështu me radhë, dhe ajo përzierje e sistemit tuaj imunitar dhe virusit që është paksa i ndryshëm mund të shkaktojë një sëmundje paksa të ndryshme, duke përfshirë edhe djersitjet gjatë natës si një tipar të ri”, tha ai.
Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus është rritur ndjeshëm në mbarë botën.
Analiza nga trupi shëndetësor sugjeron se BA.5 po rritet 35.1 për qind më shpejt se varianti aktual BA.2 Omicron.
Sipas ekspertit irlandez, është e rëndësishme që të jeni të vaksinuar dhe që të bëni kujdes për të ruajtur sistemin imunitar.
Eksperti pohon se numërat e të të infektuarve me koronavirus mund të rriten edhe më shumë gjatë dimrit./arbresh.info/
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...
Nagavci përgjigjet pasi LDK e propozoi Osmanin për president...
Emrat për Bordin e AKP-së, Kadrijaj: Veç a ju shërbejnë juve...
Emërohen drejtorët e bordit të AKP-së, pa votat e opozitës
Modricit i nevojitet operimi, pas lëndimit të pësuar mbrëmë ...