Ministri i Diasporës, Valon Murati ka uruar gjithë shqiptarëve me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës
“Për të ardhur deri këtu ku jemi u deshtë mund, djersë e gjak! Breza të tërë sakrifikuan shumë, për të ardhur deri te kjo që akoma është pak! Prandaj ne do të vazhdojmë tutje drejt integrimeve kombëtare e atyre ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!
Të nderuar pjesëtarë të popullit shqiptar kudo që jeni!
Në emrin tim personal, si dhe në emër të të gjithë anëtarëve e përkrahësve të Lëvizjes për Bashkim – urime 9 vjetori i pavarësisë së Kosovës!
Për të ardhur deri këtu ku jemi u deshtë mund, djersë e gjak! Breza të tërë sakrifikuan shumë, për të ardhur deri te kjo që akoma është pak! Prandaj ne do të vazhdojmë tutje drejt integrimeve kombëtare e atyre ndërkombëtare me të vetmin qëllim: siguri e paqe, zhvillim ekonomik e përparim të gjithanshëm për të gjithë qytetarët. Të qartë në qëllim dhe të bashkuar rreth këtij qëllimi mund dhe do t’ia dalim, pavarësisht sfidave e pengesave që do të na dalin përpara!
Urime dhe gëzuar 9 vjetori i pavarësisë së Kosovës!
Valon Murati Kryetar i Lëvizjes për Bashkim
Prishtinë, 17.2.2017
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen