Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, sot do të mbajë një konferencë për media në orën 12:00 në selinë qendrore të KQZ’së.
Lajmi është konfirmuar nga zyra për media e KQZ’së përmes një komunikate për media.
“Ju njoftoj se sot (e enjte, 21 janar, ora 12:00) Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media”, ka thënë Elezi.
Kjo konferencë e Dakës vjen një ditë pasi KGJK ka verifikuar listat e partive politike dhe ka gjetur se dhjetëra kandidatë për deputet kanë probleme me ligjin.
Emri i shumëpërfolur është ai i Albin Kurtit ndaj të cilit ka një vendim Gjykate për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës.
Glauk Konjufca mbrëmë në një intervistë në RTV Dukagjini ka deklaruar se brenda KQZ’së një person me emrin Valdete Daka është kundër Albin Kurtit.
“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kerkesa me qene sugjestive dhe kunder Albin Kurtit eshte Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojne (KQZ), po dojne eleminim politik”, ka deklaruar Konjufca.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...