Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka u ka bërë thirrje partive politke që të mos dëmtojnë procesin e rinumërimit, raporton Gazeta Express.
Reagimi i Dakës vjen pas akuzave dhe kundërakuzave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate rreth rinumërimit të 1407 vendvotimeve në QNR.
Këto dy parti kanë akuzuar njëra-tjetrën se vëzhguesit e tyre po ndërhyjnë jashtëligjshëm në rinumërimin e votave.
Daka u ka bërë thirrje palëve që janë të përfshira në procesin e rinumërimit që ta ruajnë qetësinë dhe t’i përmbahen rregullave të QNR-së.
“Në këtë fazë, e shoh të nevojshme që të jap këtë mesazh për të gjitha palët që janë pjesë e procesit si dhe duke ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; t’u përmbahen rregullave dhe procedurave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve dhe të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë procesit demokratik”, thuhet në mesazhin e kryetares së KQZ-së.
Daka ka thënë se çdo palë që ka vërejtje mund të bëjë ankesë në PZAP.
“Çdo palë e cila ka vërejtje për administrimin e numërimit në QNR mund të bëjë ankesë në PZAP, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është i qartë në këtë drejtim: Ankesat lidhur me administrimin e numërimit në QNR dorëzohen me shkrim pranë PZAP-it brenda 24 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, thuhet në mesazhin e Dakës.
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...