Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot Kuvendin e degës së partisë në Prizren , ku me shumicë votash, Kryetare të degës zgjodhi Valbona Mazrekun.
Kuvendi nisi punimet me paraqitjen e dy kandidaturave për të paren e degës së partisë në Prizren. Kandidatet në garë ishin Valbona Mazreku dhe Violeta Thaçi, të cilat me nga një fjalë rasti kërkuan besimin e delegatëve të pranishëm. Pas procesit të rregullt zgjedhor, me shumicë votash delegatët zgjodhën Valbona Mazrekun Kryetare të degës së AKR-së në Prizren.
Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli, tha se data 11 qershor do të jetë fundi i të keqes që e ka kapluar Kosovën.
“Populli ynë meriton mirëqenie dhe jetë të dinjitetshme, e kjo do të bëhet me Presidentin Behgjet Pacolli dhe me AKR-në në qeverisje. Nuk mund të lejojmë degradimin e mëtejmë të shoqërisë tonë në punësim, edukim, shëndetësi dhe të gjitha sferat tjera të jetës”, ka shtuar ai.
Këshilltari i Presidentit Behgjet Pacolli për Ekonomi, Ibrahim Rexhepi, tha se qershori do të sjelle ndryshime rrënjësore në Kosovë.
“Qytetarët duhet t’ua japin rastin atyre që qeverisin me duar të pastra dhe që mundësojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha ai ndër të tjera.
Me këtë Kuvend, ristrukturimi i degës shënoi përmbylljen e procesit të konsolidimit të të gjitha nëndegëve, si dhe Forumeve të partisë edhe në Komunën e Prizrenit.

Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi