Operatori lider në telefoninë mobile, Vala, ka vendosur të rrisë në nivelin maksimal Kujdesin për Klientët, pasi një numër i madh i institucioneve publike, kompanive private dhe qytetarëve i janë rikthyer kompanisë, duke iu përgjigjur pozitivisht fushatës së Valës me slloganin “Të gjithë po kthehen”.
“Kujdesi për klientët”, departament ky, i cili deri më tani ishte pjesë e shitjes, ka kaluar nën përgjegjësinë dhe kujdesin e Drejtorit Menaxhues, Agron Mustafa.
Klientët e Vala-s, që nga dita e sotme, do të kenë tre numra telefoni në dispozicion për të thirrur për problemet eventuale, pyetjet të ndryshme për produktet e Vala-s dhe kërkesat tjera që mund t’iu lindin në operim e sipër.
Gjithashtu, e veçanta e ngritjes së shërbimeve së Vala-s për klientët, është se institucionet, bizneset dhe qytetarët do të kenë numra të veçantë dhe kërkesat e tyre do të trajtohen në kohë rekorde.
Institucionet për kërkesat e tyre mund të drejtohen në numrin 0800 16000, bizneset në 0800 15000, ndërsa klientët individual mund të thërrasin 0800 10000. Thirrjet në këta numra mund të bëhen në çdo kohë përgjatë 24 orëve.
Përveç numrave për secilën kategori, Vala ka hapur e-mail të veçantë për klientët e institucioneve dhe bizneseve [email protected], dhe ndaras për klientët individual, të cilët mund të shkruajnë në [email protected].
Për secilin klient të Valas, në shërbim është edhe profili i Vala-s në www.facebook.com/valamobile, ku çdo klient dhe qytetar mund të marrë përgjigje. Edhe vetë Facebook, ka vlerësuar faqen e Valës për shkak se prej disa muajsh i përgjigjet secilit qytetar, duke e vlerësuar për ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj klientëve.
Prej disa muajsh, në Vala janë rikthyer KEK-u, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Trepça, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Banka Qendrore e Kosovës, Qendrat Spitalore, institucione dhe kolegje universitare si dhe kompani tjera nga të gjithë sektorët.
Rikthimi erdhi pasi Vala hodhi në treg oferta dhe pako të reja jashtëzakonisht atraktive për të gjithë qytetarët dhe bizneset
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...