Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa është shprehur e emocionuar në tre vjetorin e arrestimit të babait të saj nga Gjykata Speciale.
Ajo shkruan se në këto tri vite kanë kaluar sikur në ferr dhe se nuk e kishte besuar asnjëherë se parajsa e saj (babi) do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymtë e fshehur pas 12 dyersh të hekurta.
Postimi i plotë:
Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta.
Aty festuam ditëlindje, suksese, fejsa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba!
Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta.
Biseduam aq shumë për jetën tënde!
Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë.
Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë.
Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...