Deputetja e LDK-së Doruntina Maloku ka thënë se nuk ka nevojë as të pastrohet as gjykohet lufta e UÇK-së sepse po të kërkohej një gjë të tillë do të gjykoheshin edhe vendet aleate që i ndihmuan Kosovës.
“Ne sot po vendosim për themelimin e Gjykatës atë që të gjithë ne dështuam ta bëjmë.
Dështuam t’ mbrojmë viktimat dhe dëshmitarët. Dështuam të kryejmë proceset gjyqësore, lëndët që po myken nëpër sirtaret e gjykatave”, ka thënë Maloku.
Deputetja Maloku e ka përmendur edhe vrasjen e babait të saj në vitin 1999 dhe atë të Xhemail Mustafës i cili u vra pas luftës, vrasje këto që nuk u ndriçuan asnjëherë.
“Ju si po thirreni si qytetarë të ndershëm të Kosovës sa herë keni kërkuar drejtësi për këta”, tha Maloku.
“Pse po i frikësoheni kaq shumë drejtësisë”, u ka thënë Maloku atyre që po e kundërshtojnë themelimin e Speciales.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj