Djellza Hamza, vajza e kandidatit për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka thënë se ndjehet krenare për babin e saj një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se babai i saj kurrë nuk ka ofenduar, të shkatërrojë institucione apo ta ngrejë zërin në debate e tubime, përcjell Arbresh.info
“Unë, si vajza e Bedri Hamzës, nuk mund të jem më krenare. Kurrë nuk e kam parë babin të ofendojë, të shkatërrojë institucione apo ta ngrejë zërin në debate e tubime. Babi ka zgjedhur gjithmonë të flasë me mirësjellje, edukatë dhe profesionalizëm—duke sjellë rezultate konkrete dhe duke dëshmuar se integriteti dhe puna e palodhur janë vlerat e vërteta të një lideri. Ky është modeli që dua të ndjek”, ka shkruar Djellza Hamza për babin e saj Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga PDK.
Ndryshe në numrin e 93 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka dal e dyta në këto zgjedhje./Arbresh.info
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin