Alpinistja Uta Ibrahimi është kthyer në Kosovë pas përfundimit me sukses të njërit prej misioneve më sfidues: ngjitjen e katërmbëdhjetë majave më të larta në botë.
Ajo është pritur të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga përfaqësues institucionalë. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, e ka cilësuar suksesin e saj si një moment historik për sportin dhe imazhin e Kosovës në botë.
“Mirë se erdhe Uta. Uta kthehet në shtëpi, pas përmbylljes së një prej rrugëtimeve më të jashtëzakonshme të saj, realizimin e projektit të ngjitjes së 14 majave më të larta në botë. Një arritje historike që e vendos atë mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë. Faleminderit Uta që lartësove shtetin tonë”, ka thënë Çeku.
Kurorëzimi i këtij kapitulli të jashtëzakonshëm u bë më 10 maj, kur Uta arriti majën Kangchenjunga (8,586 metra), maja e tretë më e lartë në botë. Ky ishte ngjitja e fundit e projektit të saj “Utalaya 14×8000”, i cili nisi më 22 maj 2017 me ngjitjen në Everest (8,848 metra).
Gjatë tetë viteve, Uta Ibrahimi ka sfiduar disa nga majat më të larta të Himalajeve dhe Karakoramit, përfshirë K2, Annapurna, Lhotse, Nanga Parbat, Broad Peak, dhe shumë të tjera.
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri