Me datën 18.08.2022, policia është informuar në lidhje me një video-incizim që ishte shpërndarë në rrjetet sociale dhe në portale, ku një i dyshuar i panjohur godet me shuplakë një vajzë të mitur dhe e tërheqë për krahu.
Me të marrë këtë informacion, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren, kanë marrë veprime në drejtim të identifikimit të personave të përfshirë në video.
Pas veprimeve hetimore është arritur të sigurohet prezenca e viktimës së mitur dhe të dyshuarit të rastit, i cili është babai i saj.
Nga e dëmtuara e mitur është marr deklaratë me shkrim në prezencën e punëtores së Qendrës për Punë Sociale dhe është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Është marr deklaratë edhe nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video-incizimin e shpërndarë në rrjetet sociale është ai dhe vajza e tij.
Në lidhje me rastin dhe të gjeturat është informuar prokurori kujdestar, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dyshuarit për 48 orë. /arbresh.info/
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Kurti takohet me ambasadorin francez, theksohet mbështetja e...
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...
Pacolli uron fillimin e Ramazanit: Allahu na pranoftë agjëri...
Vdes veterani i UÇK-së, Skender Ademi