Është ndaluar për 48 orë mësimdhënësi i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë brutale ndaj një nxënësi sot në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Prishtinës. Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha se palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”, tha ai.
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...
Sllovakia në epërsi ndaj Kosovës
Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria sonte kanë zemrat e gjithë komb...
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...