Ushtria irakiane e çliron qendrën e qytetit Tal Afar nga ISIS-i

17:34 | 27 Gusht 2017

Ushtria irakiane njofton se e ka çliruar plotësisht qendrën e qytetit Tal Afar nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS).

Kjo i sjell forcat irakiane një hap më afër marrjes nën kontroll njërin nga bastionet e fundit të ekstremistëve në Irak, transmeton Express.

Trupat irakiane i kanë marrë nën kontroll të gjitha lagjet e qytetit dhe se tani janë nisur drejt rrethinës al-Ayadia, rreth 10 kilometra në veriperëndim të Tal Afar, ku kanë ikur militantët.

Të dielën e kaluar, trupat irakiane të mbështetura nga SHBA-ja, nisen një operacion të madh për ta rimarrë Tal Afarin, një muaj pasi e shpallen fitoren dhe çlirimin e plotë të Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irakut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara