Pjesëtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Lirjona Bajraktari, është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst.
Kështu ka bërë të ditur, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Aboot përmes një postimi në Facebook, transmeton Arbresh.info.
Sipas tij, ëhstë e mrekullueshme t’i shohësh, siç i quajti ai, më të mrekullueshmit, më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së të marrin pjesë në një nga institucionet kryesore në botë në Mbretëri të Bashkuar.
“Kam pasur kënaqësinë të takoj sot anëtaren e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, e cila është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst. Është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në MB.”, shkroi Abbott./Arbresh.info.
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...