Ushtarët polakë të Komandës Rajonale – Lindje, pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë, kanë kryer patrullime përgjatë zonës kufitare në veri të vendit.
Sipas këtij misioni të udhëhequr nga NATO, patrullimet luajnë një rol kyç në garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Patrullime të tilla, të kryera në mënyrë të paanshme dhe rutinore, janë thelbësore për të ruajtur një prani të dukshme, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe për të mbështetur stabilitetin e përgjithshëm në të gjithë zonën e përgjegjësisë. Ato luajnë një rol jetësor në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në rajon”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Misioni thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...