Ushtarët kroatë të caktuar në Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it kanë realizuar patrullime në zonën e Vërmicës, në pjesën jugore të Zonës së Përgjegjësisë, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë misioni paqeruajtës i NATO-s përmes një njoftimi zyrtar, ku theksohet se prania fizike në terren është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe stabil në Kosovë.
“Patrullime të tilla realizohen për të mbështetur dhe garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet. Prania e tyre në terren është e rëndësishme për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe stabil, ndërsa ndërveprimi i rregullt me popullatën lokale ndihmon në forcimin e besimit në KFOR dhe forcon rolin e tij të paanshëm në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, që publikoi edhe një video në Facebook.
KFOR-i nënvizon se vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme dhe të pandërprerë./Arbresh.info
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...