Ushtarët italianë të misionit të KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndimore kanë kryer një stërvitje shpëtimi natën, pranë Kampit Villaggio Italia.
Parashutistët italianë simuluan një prishje automjeti për të testuar procedurat e shpëtimit, kështu, sipas KFOR-it, duke përmirësuar gatishmërinë dhe duke rritur aftësinë për të reaguar ndaj zbatimit të papritur të planeve të përshtatshme emergjente.
KFOR-i thotë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i, gjithashtu thotë se, punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./Arbresh.info/
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Athletic po e mendon shitjen e Williams pas një sezoni zhgën...
Vuçiqi i frikësuar për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqi...
Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbyllje...
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit