Komandot e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar me ata të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për njësitë elitë të forcave.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se pas rreth 14 javësh trajnimi intensiv, kandidatët për beretën blu “komando”, realizuan të premten me sukses përfundimin e kursit me të njëjtin emër.
“Komandot tona, gjatë këtij kursi tejet sfidues treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologjike për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira duke demonstruar veprime luftimi me armatim dhe veprime trup me trup”, ka shkruar Mehaj në Facebook, përcjell arbresh.info.
Tutje, ai ka bërë të ditur se pjesë e programit të këtij kursi ishin vrapimet të shtigje të gjata me pajime, mbijetesë, alpinizëm në terrene tepër të thepisura shkëmbore, njohuri armatimi dhe qitje me ngarkesë.
“Mirënjohje dhe falënderim për Batalionin Komando dhe urime për të gjithë beretat blu. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, shkroi ai.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...