Ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të angazhuar në KFOR, iu nënshtruan një stërvitjeje intensive kundër frikës ndaj zjarrit, mbështetur nga trajnerët hungarezë.
KFOR-i thekson se qëndrueshmëria fizike, qëndrueshmëria mendore dhe puna ekipore janë kyçe për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”./Arbresh.info/
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...