Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit të KFOR-it kanë përfunduar sot një trajnim të përbashkët evakuimi që vepron në skenarë të kontrollit të turmës, lirinë e lëvizjes dhe operacione për të siguruar objektiva të ndjeshëm.
Sipas njoftimit për media, këto trajnime synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie në sinergji me aleatët e tyre.
“Në veçanti, gjatë kësaj stërvitjeje, u dislokuan asetet italiane nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndim në Deçan, duke simuluar një skenar ndërhyrjeje të QRF (Forca e Reagimit të Shpejtë) për të evakuuar një Ekip Lidhës dhe Monitorimi italian (LMT)”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...