Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të përbashkët “JRTC 25-08” në ShBA, ku iu bashkuan Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowas dhe njësive mbështetëse të tjera për të zhvilluar aftësitë e tyre në një mjedis të simuluar të luftës në shkallë të gjerë.
“Ushtarët e FSK-së janë përfshirë intensivisht në operacionet “forcë-kundër-forcë”, ku çdo komponent po vihet në provë në kushte të ngarkuara dhe me ritëm të shpejtë”, tha Garda Kombëtare e Iowas.
Stërvitja është projektuar për të testuar gatishmërinë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe reagimin në situata reale të konfliktit./Arbresh.info/
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...
“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dë...