Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ia kanë shpëtuar jetën një qytetari, i cili me veturë kishte rënë në humnerë.
“Sot, rreth orës gjashtë e dyzetë minuta, në rrugën Gjakovë –Prishtinë, përkatësisht në fshatin Planqor, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të FSK-së arrihet të shpëtohet jeta e qytetarit të rënë në një humnerë përskaj rrugës”, thuhet në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes.
Sipas njoftimit intervenimi i shpejtë i pjesëtarëve të FSK-së, duke i dhënë ndihmën e parë, ka ndikuar të kthehet në jetë qytetari i aksidentuar, i cili më pas me ndihmë të shpejtë është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës.
“FSK-ja me përkushtim dhe profesionalizëm janë gjithmonë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të vendit, jo vetëm kur ata e kërkojnë, por edhe në raste të tilla”, thuhet në njoftim./arbresh.info


Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...