Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së ka festuar 15-vjetorin e pavarësisë në Hatay të Turqisë.
Mehaj thotë se edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakët të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t’u uruar Ditën e Pavarësisë.
“Kontingjenti ynë festoi 15 vjetorin e Pavarësisë në Hatay të Turqisë Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakë të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t’u uruar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.
Sipas tij, komandot e forcave turke në shenjë falënderimi dhuruan flamurin e Turqisë.
“Gjithashtu, komandot e forcave turke në shenjë mirënjohje e falënderimi për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti dhe ushtria jonë dhuruan flamurin e Republikës së Turqisë. Miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë!”, ka përfunduar Mehaj. /arbresh.info/
Zelensky: Mundësia për ndryshim në Iran duhet të shfrytëzohe...
Pas Haxhiut, Peleshi takohet me Osmanin
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael
Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste ...
Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kun...
Vdes një person në një pompë të derivateve në Pejë