Në kuadër të një aksioni humanitar, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka nisur aktivitetin vullnetar të dhurimit të gjakut në mbështetje të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Sipas njoftimit, aktiviteti po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në njësitë e FSK-së, ku një numër i madh pjesëtarësh të forcës i janë përgjigjur thirrjes për të dhuruar gjak, me qëllim të ndihmës për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
“Aksionit vullnetar të dhurimit të gjakut i janë përgjigjur një numër i madh i dhuruesve të gjakut nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim që ti dalin në ndihmë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut është organizuar në koordinim me Regjimentin e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut( QKKTGJ) dhe sipas planit do të vazhdojë në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilat...
Policia bastis zyrat e ‘X’ në Paris, Elon Musk ftohet për in...
“Mos se fillojnë ndjenjat”, Ludo ngacmon Elijonën dhe Klodin
Macron: Franca po punon për rifillimin e dialogut me Putin
Hamza: Kosova ka nevojë për procese të drejta dhe mbështetje...
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...