nxhinierë shumëkombësh dhe ushtarë të aviacionit amerikan të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë kryer me sukses një vendosje ajrore me ngarkesë të litarit (sling load) në Kampin e KFOR-it në Vrellë.
Ky operacion shënoi vendosjen e pengesës së fundit në një pistë stërvitore me gjithsej 27 pengesa, që sapo është përfunduar në këtë kamp.
Trajnimi i fundit shënon një etapë të rëndësishme në ndërtimin e kapaciteteve fizike dhe operacionale për trupat ndërkombëtare dhe partnerët lokalë në terren.
Kampi në Vrellë, që njëkohësisht shërben si bazë e Policisë së Kosovës, është një lokacion i rëndësishëm për aktivitete të shumta të KFOR-it çdo vit, përfshirë edhe garën “KFOR Best Squad Competition” si dhe stërvitjen “Golden Sabre”.
Për gjashtë muajt e fundit, ushtarët e KFOR-it kanë qenë të angazhuar në rinovimin e këtij kampi, përfshirë ndërtimin e pistës me pengesa, me synim të mbështesin të gjitha komunitetet që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.
“Ky aktivitet është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme dhe të pandërprerë”, ka njoftuar KFOR-i.
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...
Posta e Kosovës: Mos bini pre e mashtrimit, mesazhet janë të...
Në Kirurgjinë Torakale, realizohet me sukses një ndërhyrje k...