Ushtarët armenë të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kanë zhvilluar një trajnim me helikopter në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë.
Qëllimi i aktivitetit ishte përmirësimi i procedurave të hipjes dhe zbritjes nga helikopteri, për të rritur kapacitetet e dislokimit ajror të trupave.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, shkruhet në postimin e KFOR-it në Facebook
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...