Ushtarë të batalionit mjekësor dhe manovrues të Forcave të Armatosura të SHBA-së, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të NATO-s KFOR, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një kurs pesë ditor trajnimi për Shpëtimin e Jetës në Luftë në Kampin Belvedere në Kosovë.
Sipas njoftimit në Facebook, iniciativa të tilla trajnimi rrisin gatishmërinë taktike mjekësore dhe forcojnë marrëdhëniet profesionale midis forcave të NATO-s dhe institucioneve lokale të sigurisë — një faktor kyç për ndërtimin e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e saj — bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 — për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në postim.
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...