FSK në ushtrim është duke ofruar mbështetje reale mjekësore për të gjitha ushtritë pjesëmarrëse, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin mjekësor të ushtrisë amerikane.
Në njoftim thuhet se FSK-ja po ashtu është duke marrë pjesë në trajnime të fushave specialistike, si dhe është përfshirë në skenarët e ushtrimit “KFOR 36”, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale.
“Gjatë kësaj kohe, janë duke realizuar trajnime dhe duke ofruar ligjërata në fushën e mjekësisë në bashkëpunim me personelin e ushtrisë amerikane për pjesëmarrësit e ushtrive partnere në ushtrim. Ligjëratat janë të fokusuara në temat: Prezantimi i PSO ROL 1 (Nivelin bazë të mbështetjes mjekësore në operacione ushtarake), Evakuimi mjekësor, Combat Life Saver (CLS), Shëndeti mendor, Menaxhimi i lëndimeve dhe qepja e plagëve (sutura), Menaxhimi i traumave të kokës, Marrja e mostrave të gjakut për laborator emergjent dhe vendosja e vijës venoze.
Ushtarakët tanë po tregojnë disiplinë, profesionalizëm, ndërveprueshmëri me partnerët për të shërbyer paqes dhe sigurisë globale” thuhet në njoftim.
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria