Ushtarakët gjermanë vizitojnë FSK-në

15:38 | 21 Shkurt 2017

Sot në FSK ka qëndruar një delegacion ushtarakësh-ekspertë nga Qendra për Zhvillim të Lidershipit dhe Edukim Civil të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, të prirë nga komandanti Volker Brasen dhe nënkolonel Martin Gerster.

Delegacioni gjerman u prit, nga ministri Haki Demolli dhe drejtori i Drejtorisë së Operacioneve në MFSK-së, gjeneral brigade Zymer Halimi.

Demolli e falënderoi delegacionin ushtarak gjerman për ndihmën e pakursyer që  Gjermania dhe Forcat e saj Ushtarake i kanë dhënë ndër vite FSK-së për edukimin dhe trajnimin ushtarak, si dhe për mbështetjen e dhënë për integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.

Ministri po ashtu i njoftoi ekspertët ushtarakë edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së si; bashkëpunimin ndërkombëtar, arritjet profesionale, e në veçanti  lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në FAK.

Vlen të ceket se delegacioni ushtarak gjerman, në bazë të Planit të bashkëpunimit dypalësh që ka MFSK-ja me Gjermaninë, që  nga data 20  shkurt  ka filluar  mbajtjen e seminarit me temë “Forcat e Armatosura në Demokraci” i cili do të vazhdojë deri më 24 shkurt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara