Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka zgjedhur rrjetin social facebook tu uroj grave Ditën e tyre, 8 Marsin.
Thotë se historia e Ditës së Gruas nuk njeh vetëm kërkesat e grave për të drejtat e tyre; të votës, qeverisjes, punës, arsimimit, për ndalimin e diskriminimit por edhe për kundërshtimin e tyre ndaj dhunës, luftës, urisë…
“Këso ishin edhe gratë kosovare të fundshekullit të njëzetë. U gjetën në radhët e para të protestave kundër dhunës e terrorit. U përplasën me makinerinë ushtarake e policore për të ruajtur dinjitetin kombëtar, për ta mbrojtur familjen dhe për ta fituar lirinë e vendit të tyre. Ishin luftëtare, heroina, dëshmore të kombit. Të tilla janë edhe sot. Në institucionet më të larta të vendit, bartëse të arsimit e edukimit, mjeke e afariste, police e pjesëtare të FSK-së, kultivuese të familjes e edukatore të fëmijëve. Meritojnë edhe më shumë. Kujdesin më të madh të shoqërisë”, thotë ai.
Sipas tij, shoqëritë e emancipuara cilësohen me pozitën sociale të gruas, me përfshirje të madhe të grave në të gjitha aktivitetet ekonomike e sociale.
Madje thotë se vlerat e një shoqërie nuk maten me numra të veçuar, por sipas tij, ato pasqyrohen përmes harmonisë.
“Do të punojmë së bashku të ndërtojmë vlerat tona. Zonja të nderuara, Ju uroj 8 Marsin!”, shkruan Mustafa.
Ndryshe, në kohë fushate kryeministri Isa Mustafa pati premtuar se në kabinetin e tij qeveritar, ministre do të jenë rreth gjysma e kabinetit. Kjo gjë jo që nuk u realizua nga partia me të cilën ka koalicion por as nga vet ai. Në gjithë kabinetin janë vetëm dy ministre, një nga radhët e LDK-së e tjetra nga radhët e PDK-së./arbresh.info
Ndodh për herë të parë në Big Brother – opinionistët zgjedhi...
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Rama takon ambasadorin australian: Kryeqyteti ynë është gjit...
Liga e Kampionëve vjen me ndeshje kthyese të zjarrta – vëmen...
Trump lavdëron Muskun për reduktimin e shpenzimeve qeveritar...
Zvicër: E hodhi në erë bankomatin, mbi pesë vjet burgim për ...