Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar listën e 56 kandidatëve të PDK-së për Asamble Komunale të Prishtinës.
Sipas njoftimit, Lista përbëhet nga profesionistë, arkitektë, urbanistë, dhe qytetarë aktivë nga çdo lagje e Prishtinës, të cilët, sipas tij, e njohin nga afër realitetin e qytetit dhe kanë vullnetin për të kontribuar në një qeverisje që ua kthen vendimmarrjen qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
Në këtë ekip, mbi 40% janë gra, ndërsa 70% e kandidatëve garojnë për herë të parë, duke sjellë energji të re dhe përfaqësim të gjerë nga Velania në Ulpianë, nga Dardania në Arbëri, nga Bregu i Diellit në Kodër të Trimave e deri te Kolovica dhe Hajvalia.
“Sot e kam nderin t’ju prezantoj me ekipin tim që do t’ju përfaqësojë në Asamblenë e Prishtinës. Një listë me qytetarë aktivë nga çdo lagje e Prishtinës që i njohin problemet e qytetit dhe e kanë vullnetin të bashkëpunojnë për ta bërë Prishtinën një qytet që funksionon.” shkruan Ismaili në postim.
Ai ka ftuar qytetarët që ta përkrahin listën për Prishtinën, e cila përfaqëson më së miri atë cfarë qyteti synon të jetë gjatë katër viteve të ardhshme: i jetueshëm dhe funksional./Arbresh.info/

Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...