Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në takimin e mbajtur në Parkun e Qytetit, para vullnetarëve ka prezantuar pesë zgjidhjet emergjente që, sipas tij, do ta kthejnë kryeqytetin në një vend funksional dhe të jetueshëm.
“Secili qytetar që e takoj e ka veç një pyetje për mua: a ke me qenë si këta të tjerët apo ke me punu diçka më shumë? Ju e dini saktë, ma keni parë punën aty ku e kam marrë, e keni parë që unë nuk jam prej atyre që i lë gjërat për gjysmë. Unë nuk jam prej atyre që e jap fjalën e nuk e mbaj,” tha Ismaili para vullnetarëve të pranishëm.
Pesë zgjidhjet e tij për Prishtinën përfshijnë:
Hapja e Sheshit “Xhorxh Bush” me plan të plotë mobiliteti për këmbësorë dhe vetura.
Rrugë të sigurta 24/7 me 1,000 rrugë të ndriçuara, trajtim human të 5,000 qenve endacakë; 450 km trotuare të reja dhe 200 oficerë sigurie.
Lagje të pastra 24/7 me 60 kamionë të rinj, 2,100 kontejnerë shtesë dhe depo speciale për mbeturina.
Kalimi nga betoni te komuniteti me zero leje të reja ndërtimi në 6 muajt e parë, 100,000 drunj të mbjellur, park brenda 300 metrave nga çdo shtëpi dhe 400 ashensorë të rinj në ndërtesa.
“Çfarëdo që kam bërë në jetën time politike, kurrë nuk e kam harru Prishtinën. Zgjidhjet i kemi të mira, zgjidhjet i kemi të qarta, angazhimin e kemi. Asgjë tjetër nuk na ndal neve!” përfundoi Ismaili.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...