Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka bërë të ditur se sot ka mbajtur një takim me kandidatët për Asamble Komunale.
Sipas njoftimit, lista e udhëhequr nga Ismaili përbëhet nga 70% emra të rinj që garojnë për herë të parë dhe mbi 40% gra, duke sjellë përfaqësim të gjerë dhe energji të re në garën për qeverisjen e kryeqytetit.
Shumica e personaliteteve të përfshira në platformën “Koha për Prishtinën” vijnë nga fusha e kulturës, sportit, urbanizmit, arsimit, shëndetësisë, biznesit dhe energjisë efiçiente. Këta kandidatë, sipas Ismailit, janë të përgatitur të japin kontribut të drejtpërdrejtë në adresimin e sfidave të qytetit.
Gjatë takimit u bë e ditur se u diskutua edhe për gjendjen aktuale të Prishtinës. U rikonfirmuan gjithashtu zgjidhjet që, sipas Ismailit dhe kandidatëve, do të mundësojnë tejkalimin e kaosit të shkaktuar nga qeverisja e tanishme lokale./Arbresh.info/
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...