Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar sot fshatin Keqekollë, ku është takuar me banorët e zonës dhe ka vizituar fermën e Feim Beqirit, për të parë nga afër punën dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët e kësaj ane të kryeqytetit.
Ismaili tha se vizita në Keqekollë ka për qëllim të theksojë se një Prishtinë që funksionon duhet të përfshijë jo vetëm qendrën urbane, por edhe fshatrat dhe periferitë.
“Qeverisja ime nuk do të përqendrohet vetëm në zemrën urbane të qytetit, por edhe në fshatrat dhe periferitë ku jetojnë e punojnë mijëra qytetarë. Sepse një Prishtinë që funksionon, duhet të funksionojë për të gjithë – nga qendra deri në fshatrat e në lagjet më të largëta,” shkruan Ismaili në postimin e tij.
Postimi i plotë:
“Të dielën e kalova në Keqekollë, te ferma e Feim Beqirit, ku pashë nga afër punën dhe sfidat e qytetarëve që jetojnë e veprojnë në këtë fshat të kryeqytetit.
Feimit i tregova për platformën tonë të zgjidhjeve, dhe për vizionin tonë për një Prishtinë që e ka qytetarin në qendër – si në fshat, ashtu edhe në qytet.
Qeverisja ime nuk do të përqendrohet vetëm në zemrën urbane të qytetit, por edhe në fshatrat dhe periferitë ku jetojnë e punojnë mijëra qytetarë. Sepse një Prishtinë që funksionon, duhet të funksionojë për të gjithë – nga qendra deri në fshatrat e në lagjet më të largëta. #KohaPerPrishtinen ➡️”
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...