Pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas veprimeve hetimore, Policia e Kosovës ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor 2024, rreth orës 10:00, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në afërsi të Badocit.
Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar.
“Badovc, Magjistralja Prishtinë-Gjilan / 31.12.2024 – 10:00. Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final. Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...