Universiteti i Prishtinës ka kremtuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, duke theksuar rëndësinë dhe vlerën e gjuhës së një vendi për identitetin dhe kulturën e tij.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, së bashku me përfaqësues të lartë nga fusha e arsimit dhe politikës, përcjell Arbresh.info.
Pjesëmarrja e tyre thekson përkushtimin për promovimin dhe mbrojtjen e gjuhës amtare.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, në fjalimin e tij në këtë ngjarje, ka theksuar se gjuha amtare është thelbi i identitetit kombëtar dhe trashëgimia kulturore e një populli. Ai shtoi se angazhimi për promovimin dhe përmirësimin e gjuhës amtare është një detyrë e përbashkët për të gjithë.
Nga ana tjetër, kryeministri Kurti, theksoi se gjuha shqipe është më e gjerë e më e thellë sesa të gjithë ne bashkë. Sipas tij, të gjitha gjeneratat duhet të kontribuojnë në promovimin e gjuhës shqipe./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...